Sipas rrefimeve mitologjike, hyjnua e sherrit hedh ne banketin e hyjnive nje molle te arte me mbishkrim: "me te bukures" ku futen ne sherr 3 hyjneshat Hera Aferdita dhe Atena. Te trija ishin te bukura por u futen ne konkurs se kush eshte me e bukura. Ketu, Zeusi zgjedh nje gjyqtar per te vendosur dhe ai eshte Paridi, princi trojan. Secila nga hyjneshat i jep nje premtim ne kembim me mollen. Aferdita e fiton me premtimin e saj per ti dhene gruan me te bukur per bashkeshorte. Ajo mban premtimin e i jep Paridit gruan me te bukur,Helenen, bashkeshorten e princit grek Menelau. Rrembimi i Helenes shkaktoi nje meri te madhe jo vetem te Menelau, por tek te gjithe princat greke dhe konflikt midis Greqise dhe Trojes fillon. Ajo zgjat per dhjete vjet.